Fiton SPAK-u, Kushtetuesja rrëzon Belinda Ballukun

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë sot të drejtë GJKKO-së që me kërkesë të SPAK-ut vendosi në muajin nëntor 2025 pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, në cilësinë e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi i GJKKO-së për pezullimin e Ballukut u mor pas kërkesës së SPAK, pasi ajo u mor zyrtarisht e pandehur për dyshime mbi shkelje ligjore në procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Kryeministri Edi Rama reagoi menjëherë ndaj këtij vendimi, duke e konsideruar atë si një tejkalim të kompetencave dhe ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.

Pikërisht mbi këtë argument, kreu i qeverisë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar zgjidhjen e konfliktit institucional të krijuar mes Kryeministrisë dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe GJKKO-së, nga ana tjetër, lidhur me të drejtën për pezullimin e një anëtari të kabinetit qeveritar. Seanca dëgjimore ku morën pjesë të gjitha palët u zhvillua më 22 janar.

Lajme të tjera |  Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Ndërkohë, SPAK ka ndërmarrë një tjetër hap procedural, duke i dërguar Kuvendit një kërkesë për heqjen e imunitetit parlamentar të Belinda Ballukut. Prokuroria e Posaçme synon të marrë autorizimin e nevojshëm për vendosjen e një mase sigurie më të rëndë ndaj saj.

Mazhoranca socialiste ka vendosur të shtyjë mbledhjen e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin, duke argumentuar se duhet pritur fillimisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Nga ana tjetër, opozita kundërshton këtë qëndrim, duke theksuar se kërkesa e SPAK për masë sigurie nuk lidhet me pezullimin nga detyra dhe se vonesa e mazhorancës nuk ka bazë ligjore.

Belinda Balluku është e pandehur për shkelje të dyshuara në tenderin me vlerë 190 milionë euro për tunelin e Llogarasë, ndërsa paralelisht po hetohet edhe për shtatë procedura të tjera prokurimi që lidhen me ndërtimin e segmenteve të Unazës së Madhe. Sipas SPAK, qëndrimi i saj në detyrë përbën rrezik për hetimin, pasi mund të ndikojë në prishjen e provave ose në ushtrimin e presionit ndaj dëshmitarëve.

Lajme të tjera |  36 bashki apo më shumë?

Në përditësim… 

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us