FOTO/ Statistika të shkëlqyera dhe vlerësim i lartë për Muçin pas ndeshjes spektakolare, gazetari i njohur turk zbulon të ardhmen: Në sezonin tjetër…

Ernest Muçi po shkëlqen me Trabzonsporin dhe këtë e tregojnë vazhdimisht edhe statistikat e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Në ndeshjen ndaj Samsunspor ai ishte një nga më të mirët në fushë me golin dhe asistin e tij, por edhe me tentativat e vazhdueshme për të krijuar e për të shënuar.

Kjo shihet qartë në statistikat e përpiluara nga “SofaScore” për futbollistin, i cili tentoi 6 herë portën duke çuar tre herë topin në katërkëndor, ndërsa dha edhe dy pasime kyçe për shokët e skuadrës. Një paraqitje për të cilën ai ka marrë notën e lartë 7,9 për këtë duel.

dfgfgdgdfdgfdfgdgfdgf

Këto paraqitje që po zhvillon ai ndeshje pas ndeshje, kanë hequr çdo lloj dyshimi për të ardhmen e futbollistit dhe gazetari i njohur sportiv turk, Ulash Ozdemir, ka shpjeguar në studion e “ASport” se te Trabzonzpori kanë marrë vendimin për të blerë kartonin e Muçit nga Beshiktashi.

“Trajneri Fatih Tehe dëshiron të shohë një lojtar si Ernest Muçi në skuadër në sezonin e ardhshëm”, theksoi ai. Pak ditë më parë, presidenti i Trabzonspor kishte deklaruar se vendimin për blerjen apo jo të Muçit, do ta merrte vetëm trajneri dhe i besonte plotësisht zgjedhjes së tij.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us