FOTOLAJM/ Bënte “çorap” gjithë mbrojtjen e Superiores, Arinaldo Rrapaj në stadium për Partizanin dhe mbrojtësin e majtë

Arinaldo Rrapaj është parë dje në stadiumin “Arena e Demave” duke ndjekur nga afër ndeshjen mes Partizanit dhe Egnatias, mbyllur me shifrat 2-0.

Mesfushori vlonjat që shkëlqeu me të kuqtë për disa sezone, duke arritur të transferohet në Ukrainë, kishte zgjedhur kryeqytetin e pikërisht ndeshjen e ish skuadrës për të ndjekur.

Përgjatë gjithë 90 minutave, ai ishte i ulur në tribunën A, ndërsa disa minuta para fundit të ndeshjes, vlonjati nuk hezitoi të filmonte një nga ish shokët e skuadrës.

Bëhet fjalë per Paulo Buxhelajn që u fut në lojë në minutën e 88-të. Siç duket, Rrapaj ka konsiderata për mbrojtësin e majtë e dy vlonjatë së bashku, padyshim mund të jenë shokë të mirë.

FOTOLAJM/ Bënte “çorap” gjithë mbrojtjen e

Arinaldo Rrapaj duke ndjekur ndeshjen Partizani – Flamurtari

 

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us