Humbi shansin e “jetës” ndaj Galatasarayt, Edon Zhegrova reagon për herë të parë pas eliminimit të Juventusit

Juventusi është eliminuar nga Champions League pas një përballjeje dramatike me Galatasarayn. “Zonja e Vjetër” arriti të që çonte sfidën në kohën shtesë, pasi fitoi 3-0 në Torino, por kishte humbur 2-5 në Stamboll.

Koha shtesë nuk ishte “fati” i saj pasi turqit shënuan 2 herë për të mposhtur italianët me rezultat të përgjjjthshëm 7-5. Një nga protagonistët e sfidës ishte Edon Zhegrova, me shqiptarin që kishte në këmbët e tij shansin e artë të “jetës” në kohën shtesë për të çuar shifrat në 4-0, por nuk arriti të kontretizonte siç duhet.

Pas ndeshjes, Zhegrova reagoi në rrjetet sociale, duke shprehur zhgënjimin për eliminimin, por edhe krenarinë për paraqitjen e skuadrës.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ka luajtur me Laçin dhe Kombëtaren shqiptare, ish-sulmuesi i Superiores surprizon me ekipin e ri

“Kjo dhemb. Por kjo humbje është pjesë e rrugëtimit tim. Krenar për skuadrën dhe mentalitetin që treguam. Faleminderit të gjithë tifozëve në stadium, ishit të jashtëzakonshëm”, ka shkruar sulmuesi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us