Humbja në derbi s’kapërdihet lehtë, Tirana njofton VENDIMIN e papritur për Ardian Nuhiun

Teuta dhe Tirana do të përballen këtë të shtunë në kuadër të javës së 16-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, do të nisë në orën 19:30.

Ndërkohë që i papritur ka qenë vendimi i klubit kryeqytetas për trajnerin Ardian Nuhiu. Ky i fundit s’do të dalë në konferencën para mediave, ashtu siç bëhet çdo javë para ndeshjes.

Kujtojmë se Tirana është në një gjendje aspak të mirë, pasi renditet e fundit me 7 pikë dhe humbi dy derbe radhazi. Dinamo i mposhti 6-2, ndërsa Partizani me shifrat 2-0.

Lajme të tjera |  “Bëmë një ndeshje të mirë, por Izraeli di si të bëjë presing”, Maran mesazh tifozëve shqiptarë: Janë shumë mikpritës, më vjen keq që s’ua pagova me fitore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us