Ish-deputeti i PD Dashnor Sula, ka komentuar protestën kombëtare që do të zhvillojë PD në orën 18:00 para Kryeministrisë. Ai tha se protestat e PD lënë për të dëshiruar. Ai theksoi se ka nevojë për një ndryshim të thellë brenda Partisë Demokratike.
Sipas Sulës, opozita e vërtetë sot në Shqipëri është SPAK. Ish-deputeti kritikoi ashpër qëndrimin e PD ndaj SPAK, duke theksuar se ky institucion i drejtësisë duhet të ishte aleat i saj dhe jo objekt sulmesh.
“Fatkeqësisht opozita e vërtetë sot në Shqipëri përballë politikës është SPAK dhe GJKKO. Në një vende demokratike rotacioni duhet të ndodh në forcat politike nëpërmjet votës. Ndërkohë, opozita e godet fortë SPAK, ndërkohë që duhet ta bënte aleatë të saj. Berisha e quan organizatë kriminale. Pas protestave në 2011 Rama hoqi dorë nga protestat e dhunshme dhe pas dy vitesh erdhi në pushtet sepse pa që duhet një model ndryshe”, tha ai.





