Java e 24-të e Superiores premton SPEKTAKËL, spikat DERBI i kryeqytetit (AXHENDA)

Superiorja do të rikthehet të luajë sërish në fundjavë. Ekipet do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 24-të.

Supersfida janë në program të cilat marrin edhe vëmendjen e tifozëve, me spektaklin që është i garantuar. Padiskutim që gjithçka kulmon me derbin e madh të kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës.

Ndërkohë kjo javë do të luhet e ndarë në 2 ditë. Të shtunën do të zhvillohen 2 takimet e para. Në orën 13:30 do të sfidohen mes tyre Vora – Egnatia, ndërsa në orën 16:30 do të përballen Teuta – Bylis në “Niko Dovana”.

Për ditën e dielë janë rezervuar 3 duelet e tjera. Në orën 16:30 do të luhen paralelisht 2 sfida. Dinamo do të presë Flamurtarin në “Elbasan Arena”. Dhe në po të njëjtën orë në “Loro Boriçi” do të sfidohen Vllaznia – Elbasani.

Në orën 19:30 të gjithë do të jemi sy e veshë nga “Air Albania”. Aty ku do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Kjo sfidë merr vëmendjen e të gjithëve, ndërsa “paralizon” gjithë kryeqytetin.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Java 24

FK Vora – Egnatia, 14.02.2026 13:30 stadiumi “Vora”

Teuta – Bylis, 14.02.2026 16:30 stadiumi “Niko Dovana”

Vllaznia – AF Elbasani, 15.02.2026 16:30 stadiumi “Loro Boriçi”

Dinamo City – Flamurtari, 15.02.2026 16:30 stadiumi “Elbasan Arena”

Partizani – Tirana, 15.02.2026 19:30 stadiumi “Air Albania”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us