Ka lënë gjurmë në kryeqytet, Tirana rikthen Ernestin në “shtëpi”

Tirana ka arritur të rikthejë në ekip një nga futbollistët që ka lënë gjurmë në kryeqytet. Bëhet fjalë për Emmanuel Ernest, i cili do të rikthehet pas 4 muaj sërish te bardheblutë, me palët që kanë arritur marrëveshjen mes tyre.

25-vjeçari ka mbyllur aventurën e tij me USM Alger, teksa është futbollisti i lirë që prej datës 1 janar. Kështu sulmuesi përforcon repartin e sulmit te Tirana, me të cilët në të kaluarën ka shënuar 4 gola në 13 ndeshje.

Rikthimi i tij dhe fakti që e njeh mjaft mirë ambientin bardheblu, bën që stafi të jetë optimist për të. Zyrtarizimi i kësaj lëvizjeje pritet të bëhet në ditët në vazhdim.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us