Kr*m brenda familjes në Orikum! Burri vr*t gruan, më pas veten

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Orikum, ku një grua është gjendur pa shenja jete në banesë. 40-vjeçarja u vra nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroi i cili e kishte dhunuar për vdekje.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth banesës, autori i dyshuar është gjetur i pajetë në garazh, ku dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Ngjara ka ndodhur ku rreth orës 13:30 urgjenca mjekësore ka njoftuar se Sose Xhebroi ishte gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Lajme të tjera |  Rama nga Samiti BE–Ballkani Perëndimor: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us