Larg pankinës në 2 ndeshjet e fundit! Trajneri i Superiores me probleme shëndetësore, mund të kurohet jashtë vendit

Trajneri i Flamurtarit, Francesco Moriero nuk ka qenë në pankinë në dy ndeshjet e fundit të Superiores. Andi Ribaj mori në dorë “frerët”, teksa u aludua për një shkarkim të teknikut italian.

Por, Newsport.al ka mësuar ekskluzivisht se Moriero ka munguar për shkaqe shëndetësore. “Timonieri” 56-vjeçar ka probleme me veshin e mesëm dhe humbje ekuilibri. Madje, nuk përjashtohet mundësia për kurim jashtë vendit.

Kujtojmë se Flamurtari, tashmë nën urdhrat e Ribajt vazhdon të notojë në “ujëra të turbullt”. Vlonjatët mbajnë vendin e fundit me 21 pikë, teksa të dielën presin në shtëpi Vllazninë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 23 milionë euro, Inter “fshin” Kristjan Asllanin nga ekipi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us