Ndeshja që hap javën e 31-të në Superiore, mes Flamurtarit dhe Vorës, mund të cilësohet shumë mirë si një finale për mbijetesën pasi do të ndikojë në mënyrë direkte edhe javët në vijim për luftën në fund.

Më saktësisht është shansi i fundit për Flamurtarin i cili në kuotën e 25 pikëve dhe në vendin e fundit në klasifikim, nuk ka më rrugë tjetër veç fitores. Kurse për Vorën, që ka 30 pikë, një sukses i sotëm do të bënte shumë më të mundshëm qëndrimin në elitë, pa ndjerë shumë trysninë e skuadrave që e ndjekin në renditje.
LIVE FLAMURTARI-VORA 1-1
13′ Diavara / 6′ Luis Felipe
NGJARJET KRYESORE
13’ GOOOL FLAMURTARI! Diavara i driblon të gjithë në mesfushë, hyn në zonë dhe me një diagonale çon sferën në rrjetë. (VIDEO)
13’ Barjamaj del në të majtën dhe harkon në zonë, por sfera shkon ë duart e portierit.
11’ Vlonjatët provojnë të reagojnë me goditje këndi radhazi, por pa shqetësuar shumë Harizajn.
6’ GOOOL VORA! Luis Felipe gjen hapësirën në zonë dhe ia del të shënojë golin e avantazhit pas një aksioni të Bardhit. (VIDEO)
1’ Nis dueli në Vlorë.
FORMACIONET ZYRTARE
FLAMURTARI: Aleksovski, Raso, Çantakias, Pjeshka, Veiga, Diavara, Todoroski, Kasa, Mbe, Bintsuka, Maksuti.
Trajner: Andi Ribaj
VORA: Harizaj, Repaj, Shehi, Fazlagiç, Zuna, Vrapi, Dalipi, Barjamaj, Bardhi, Kasalla, Luis Felipe.
Trajner: Arjan Bellaj





