Më pak ndeshje të zhvilluara, por më shumë pikë! Skënderbeu “leksion” edhe ekipeve të Superiores (STATISTIKAT)

Çdo kampionat në vendin tonë ka mbyllur vitin 2025. Superiorja dhe Kategoria e Parë që kanë edhe vëmendjen më të madhe të tifozëve, kanë “dhuruar” mjaft emocione deri në këtë fazë të kampionatit.

Superiorja ka zhvilluar 18 ndeshje, ndërsa Kategoria e Parë 1 më pak. Por nëse shikojmë pikët e grumbulluara nga ekipet në këto dy kampionat, Skënderbeu “udhëheq”.

Kjo pasi korçarët në 17 ndeshje kanë mundur të sigurojnë 40 pikë, më shumë se çdo ekip tjetër. Në Kategorinë e Parë udhëheqin me 7 pikë diferencë ndaj Laçit. Por jo vetëm kaq, pasi “ujqërit e Dëborës” kanë grumbulluar më shumë pikë se Egnatia që kryeson në Superiore.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Risia e Egnatias merr formë, Agim Demrozi ia beson ekipin e ri trajnerit Duro

Kjo pasi rrogozhinasit në 18 javë kampionat kanë mundur të sigurojnë 37 pikë. Në këto kushte, Skënderbeu me 1 ndeshje më pak ka grumbulluar më shumë pikë, duke i lënë “targën” çdo ekipi dhe madje duke iu dhënë “leksioneve” skuadrave të “mëdha” të elitës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us