Ministri Lamallari “kërcënon” drejtuesit e mjeteve: Mund t’i shpëtoni policit, por jo syrit të pagabueshëm të teknologjisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar masa të forta ndaj drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Me një video të shpërndara në rrjetet sociale, ku shfaqen raste konkrete të shkeljeve në akse të ndryshme rrugore, Lamallari thekson se Policia e Shtetit nuk do të tolerojë sjellje të tilla.

“Drejtuesit e mjeteve që ndërmarrin veprime të rrezikshme nuk do të tolerohen dhe do të përballen me masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

Nëse mendoni se mund t’i fshiheni efektivëve të rrugores, syrit të pagabueshëm të teknologjisë nuk mund t’i shpëtoni sidoqoftë,” u shpreh ministri.

Lamallari nënvizoi se çdo gabim në timon mund të ketë pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

“Çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë dhe sjellje të tilla të rrezikshme do të ndëshkohen,” tha ai, duke apeluar për më shumë përgjegjësi nga drejtuesit e mjeteve.

Policia e Shtetit, sipas tij, përveç pranisë së patrullave në terren, po përdor teknologji bashkëkohore për monitorimin e qarkullimit rrugor.

Kjo i mundëson identifikimin e shkeljeve në kohë reale dhe marrjen e masave të menjëhershme ndaj drejtuesve të papërgjegjshëm.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us