Policia e Shtetit publikon pamjet e rënda nga spitali: 16 policë të plagosur gjatë protestës para Kryeministrisë dhe Kuvendit

Policia e Shtetit ka bërë publike pasojat e protestës së zhvilluar pasditen e sotme nga opozita, e cila çoi në përplasje fizike dhe përdorim të lëndëve djegëse.

“Sulmet ndaj punonjësve të policisë kanë vijuar deri në përfundim të tubimit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të tjera |  Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Strukturat ligjzbatuese kanë nisur menjëherë punën për mbledhjen e provave në vendngjarje. Policia bën me dije se po dokumenton çdo rast dhune me qëllim identifikimin e personave përgjegjës dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Në mbyllje të reagimit, Policia e Shtetit falënderoi qytetarët që zgjodhën të distancohen nga dhuna, si dhe mediat për pasqyrimin e situatës, duke ritheksuar vendosmërinë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us