Pse u tërhoq Klajda Gjosha nga politika? Ish-ministrja e LSI: Angazhimi im, jashtë sistemit

Ish-ministrja Klajda Gjosha ka rrëfyer në studion e QUO VADIS se si erdhi largimi i saj nga politika.

Duke folur për situatën aktuale politike, ajo u shpreh se tani që e sheh nga jashtë, pamja i duket shumë e trishtë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si ndihesh që je jashtë politikës tashmë?

Gjosha: Në anën personale unë jam shumë më e qetë. Jam shumë më pranë familjes sime dhe e vlerësoj në çdo moment këtë mundësi që më është dhënë me largimin tim. Kam zgjedhur personalisht të vazhdoj në profesionin tim dhe të jem e angazhuar me shoqërinë civile në shumë çështje. Është njësoj si të bëj politikë, por tashmë jashtë këtij sistemi. E shoh situatën nga jashtë me shumë trishtim. Ndoshta kur kam qenë brenda nuk kam arritur ta shoh me sytë e publikut,  mund të mos kem qenë kaq e ftohtë sa jam tani.

Lajme të tjera |  Jennifer Lopez, koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar për momentin, kërkoi 2 milionë euro garanci nëse do kishte protesta

Bogdo: S’ka pasur SPAK atëherë.

Gjosha: Po të kishte pasur SPAK, do të ishte shumë i mirëpritur, të paktën në planin personal. Tani që e shoh nga jashtë, pamja është jashtëzakonisht e trishtë. Më vjen keq sepse po rrisim një brez ku kultura që po jepet është ajo e çështjeve korruptive që dalin në pah, të cilat nuk na lejojnë të zhvillohemi më tej.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us