Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

Aktori turk Burak Ozçivit, i njohur nga publiku shqiptar si “Osmani”, përveç roleve të tij të pëlqyera nga shqiptarët, duket se nuk do ti ndahet Shqipërisë, këtë herë jo në ekrane por në fushën e biznesit.

Në mbledhjen e djeshme (30 qershor), Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime të rëndësishme, mes tyre transferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetërore në Vlorë në dispozicion të kompanisë “RAMS Albania”, e cila do të ndërtojë aty një zonë të lirë ekonomike. Kompania rezulton në pronësi të Mehmet Faruk Burbul, pronari i korporatës ndërkombëtare “RAMS Global” me seli në Almaty të Kazakistanit.

Në vendimin e qeverisë thuhet se 88.5 hektarëve tokë shtetërore në Vlorë do të vihen në dispozicion për zhvillimin dhe realizimin e projektit të investimit strategjik “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”.

Lajme të tjera |  Investimi 100 mln dollarë i 'Osmanit', çfarë parashikon projekti prej 158 hektarësh në Vlorë

Qeveria i jep "Osmanit" 88.5 hektarë falas në Vlorë

VENDIMI

Por çfarë e lidh RAMS Global me aktorin?

Nga kërkimet e ZËRI rezulton se prej muajit mars 2025 aktori turk Burak Ozçivit është imazh dhe partner i RAMS Global. Bashkëpunimi mes tyre u bë zyrtar nga vetë kompania, ku njoftohej se Burak Özçivit u bë pjesë e grupit RAMS Global me Pavilion by RAMS, projekt në Irakun e Veriut, dhe projektin në Kazakistan, RAMS Beyond Almaty.

Qeveria i jep "Osmanit" 88.5 hektarë falas në Vlorë

Vetë aktori turk i njohur për publikun shqiptar, në verën e vitit 2025 vendosi të kalonte pushime në Shqipëri, ku në Vlorë u prit edhe nga kryebashkiaku i asokohe Ermal Dredha. Ish-kryetari i Bashkisë deklaronte se përmes postimi në rrjetet sociale se yllit të telenovelave turke, Vlora i la mbresa të shkëlqyera.

Lajme të tjera |  "Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz", Rama nga Gjermania: Protesta, mesazh për qeverinë!

“Deri sot, nuk kisha parë kaq shumë njerëz në Vlorë, të prisnin në radhë, për të bërë një fotografi me Burak Özçivit. Kënaqësi ta prisja sot në zyrë, bashkë me stafin e bashkisë, dhe të kalonim kohë në Vlorën që i la mbresa të shkëlqyera! Na bënë bashkë projektet që kanë qëllim promovomin e Vlores si destinacion turistik dhe jo vetëm”, shkruante Dredha krah fotove të publikuara.

Qeveria i jep "Osmanit" 88.5 hektarë falas në Vlorë

Vizita në Shqipëri e Burak Ozçivit u komentua tepër, ndërsa nuk dihet nëse ditët e tij në Vlorë ishin vetëm për arsye pushimi apo për motive biznesi, si partner i kompaninë ‘RAMS’./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us