Rama: Balluku dha tre herë dorëheqjen, e kam rrëzuar kategorikisht! Do të pres raportin e Këshillit të Mandateve

Kryeministri Edi Rama tha se zëvendësja e tij, Belinda Balluku, nuk ka pse të japë dorëheqjen pasi për të është ngritur akuzë nga SPAK. “Do pres raportin e Këshillit të Mandateve, për të thënë edhe unë fjalën time”, tha Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist të enjten.

Rama: Nuk do t’i shmangem sot këtu temës që lidhet me Belinda Ballukun, por nuk do të merrem me procesin që ka nisur në Parlament, se do pres raportin e Këshillit të Mandative para se të them edhe unë fjalën time shteruese për temën e imunitetit.

Lajme të tjera |  Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Por, dua të ndaj me ju këtu diçka që e kam thënë edhe pa praninë e publikut përmes mediave. Belinda Balluku mua ma ka dorëzuar dorëheqjen tre herë, qysh në mbrëmjen e ditës që iu ngrit akuza. Jo për korrupsion, se është shumë interesante që ndërkohë që të gjitha tenxheret bëjnë llogaritë duke marrë shumat e shpenzuara për të ndërtuar ato vepra, akuza nuk është për korrupsion.

Nuk ka akuzë për korrupsion, por për pabarazi në tendera. Pastaj ma ka sjellë përsëri dorëheqjen kur u bë pezullimi, pastaj edhe njëherë të tretë kur u ripezullua nga mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese. Siç iu kam thënë, e kam hedhur unë poshtë kategorikisht idenë e dorëheqjes. Secili të bëjë punën e vet, ne tonën drejtësia të vetën.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us