Rama kërkon t’i “shesë” Diellën, Gjermanisë, që të luftojnë edhe ata korrupsionin si Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të mërkurë në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes “Ruhr Summit” në Gjermani, ku mbajti një fjalim të fokusuar te inteligjenca artificiale dhe transformimi digjital i shtetit shqiptar, me theks të veçante te “Diella”, ministrja jonë e parë me IA.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka avancuar ndjeshëm në digjitalizimin e shërbimeve publike me mbi 1000 shërbime tashmë të disponueshme online. Sipas tij, kjo ka ndryshuar mënyrën e funksionimit të adminsitratës dhe ka reduktuar kontakti fizik mes qytetarëve dhe institucioneve, duke shmangur kështu edhe rastet e korrupsionit.

“Bëmë një zgjedhje, të rishpiknim marrëdhënien mes qytetarëve dhe shtetit. Sot Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike plotësisht digjitale dhe për të gjitha këto shërbime qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë askund dhe të takojnë askënd. Është jashtë mase e vështirë t’i japësh ryshfet një serveri”, tha Rama i cili më tej nuk munguan as “mburrjet” me Diellën, të cilën e prezantoi si një hap të ri një përdorimin e inteligjencës artificiale në ëqeverisje.

Rama e përshkroi këtë nismë si një mënyrë për të rikonceptuar administratën publike dhe për të forcuar institucionet, por jo për të zëvendësuar njerëzit. Për herë të parë kreu i qeverisë zbuloi po ashtu edhe projektin “GOV IA”, i cili synon të lidhë institucionet shtetërore në një sistem të vetëm inteligjent, duke përmirësuar kështu analizën e të dhënave.

“Bëmë diçka që asnjë qeveri nuk e ka bërë më parë, e emëruam në rol kabineti Diellën. Ne nuk e sollëm Inteligjencën për të zëvendësuar nëpunësit, por për të rikonceptuar… Le të marrim prokurimin publik. Çdo qeveri duhet të blejë barna, rrugë, prokurimi publik është kur shteti i shndërron paratë publike në vlerë publike. Kanë bërë të mundur rrjedhjen e besimit publik dhe i bëmë vetes një pyetje tjetër: po sikur IA të bëhej një partneritet, jo për të zëvendësuar njerëzit, por për të forcuar institucionet? Sot po ndërtojmë këtë gjë”, tha Rama, teksa nuk kurseu as batutat me të pranishmit në sallë.

Lajme të tjera |  Agron Shehaj denoncon: Rama po i fal 1 milion m2 tokë në Vlorë “Osmanit”

Ai tha me humor se synimi i tij është që ky model të zhvillohet më tej dhe më pas “t’i shitet Gjermanisë”, që dhe këta të fundit të luftojnë kështu korrupsionin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us