“Rama s’ka parë gjë akoma”/ Berisha paralajmëron përshkallëzimin e protestës: Nga e hëna duhet të mbledhim njerëz guximtarë!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, nga Foltorja e pestë para kryeministrisë mbrëmjen e sotme, bëri thirrje për protestë të fuqishme kombëtare më 22 dhjetor për të rrëzuar qeverinë, duke i dhënë mesazhe të qarta edhe kreut të mazhorancës nga poshtë dritares së zyrës së tij.

Ai akuzoi pushtetin edhe për policinë politike me administratën dhe krimin e organizuar, duke përdorur miliardat për manipulimin e votës së 11 majit, por tani shtoi se do jetë “vota e qytetarëve”. Ai theksoi se shqiptarët nuk janë frikacakë dhe se fundi po i vinte qeverisë.

Lajme të tjera |  Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

“Miliardat, policia politike e votës, krimi, me të gjitha ato shkatërroi zgjedhjet. Tani ne jemi vota, ne jemi guximi, shpresa dhe fitorja. I them frikacakut këtu se s’ke parë gjë akoma. Nëse i ke marrë shqiptarët për frikacakë, ke gabuar rëndë. Nga e hëna sot deri të hënën tjetër, të bëjmë gjithçka, të mbledhim guximtarë, koha është e guximtarëve, fitorja jonë është e pashmangshme, rrofshi ju, rroftë Shqipëria”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us