Nëse SPAK-un do ta kishte sjellë Amerika, tani që u tërhoqën do ta kishin marrë me vete. E vetmja garanci e SPAK është PS dhe unë në krye të saj. Reformën në drejtësi e kam bërë unë me PS. Po pastron politikanët e korruptuar. Në 2025 sfida jonë është të ndërtojmë sistem drejtësie të barabartë. Ka plot gjëra që nuk shkojnë edhe me SPAK, është strukturë e re. Por ka krijuar pavarësinë, askush nuk thotë dot se SPAK është i kapur. Ne kemi hyre në nje fazë tjetër si SPAK dhe drejtësia. Duhet të kemi pozicion kritik. Nuk mund të pranojmë që në emër të pavarësisë të shkelen të drejtat e njerëzve, dhe paraburgimi të bëhet normë për të kyçur brenda këdo qoftë





