Shqiptarët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, fluks në portin e Durrësit

Shqiptarët kthehen në atdhe për festat e fundvitit. Raportohet se këtë të dielë, në portin e Durrësit kanë hyrë në vend 3 tragete me 3027 udhëtarë dhe 975 automjete. Ndërsa tre tragetë të tjerë protet të mbërrijnë. Për të shmangur flukset, porti i Durrësit bën me dije se po punohet me 20 sportele.

Ndërkohë ditën e djeshme në pikat kufitare me Greqinë, Kapshticë dhe Kakavijë u krijuan radhë kilometrike pasi mijëra shqiptarë po ktheheshin për festat e fundvitit pranë familjeve. Mësohet se e njëjta situatë ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të dielë.

Lajme të tjera |  Jennifer Lopez, koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar për momentin, kërkoi 2 milionë euro garanci nëse do kishte protesta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us