Sylvinho i ofroi debutimin me Kombëtaren, Maldini Kacurri ribashkohet me Arsenalin në Angli

Maldini Kacurri ka mbyllur huazimin gjashtë mujor me Morecambe FC në Ligën e Pestë të futbollit në Angli dhe është rikthyer te Arsenali. Mbrojtësi 20-vjeçar tanimë është në shërbim të Mikel Artetas, i cili edhe më herët e ka grumbulluar për disa ndeshje me ekipin e parë, duke i dhënë edhe debutimin.

Ndërkohë, të shumta janë klubet që interesohen për Kacurrin, kjo për ta afruar në një huazim. Djaloshi kuqezi bëri mirë në prapavijën e Morecambe gjatë pjesës së parë të sezonit dhe do kërkojë që të jetë në formën e duhur edhe për vijimin e kampionatit.

I dalë nga moshat e Fulham, Arsenali e pikasi të riun shqiptar dhe e afroi gjatë verës së vitit 2022, duke e huazuar fillimisht te Bromley pas dy sezoneve shumë të mira me ekipin U-21 të ‘Topçinjve’.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Kacurri përjetoi edhe një moment tjetër të paharueshëm më 4 shtatorin e 2025, duke debutuar me ekipin A të Shqipërisë në miqësoren e fituar 0-1 kundër Gjibraltarit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us