Temperaturat deri në -15°c, Leo Messi refuzon të grumbullohet me ekipin!

Leo Messi ka refuzuar të grumbullohet në ndeshjen e parë të sezonit që Inter Majemi do të luajë në Kansas, aty ku temperatura shkojnë deri në -15 gradë celcius.

Moti nuk është aspak në favor të argjentinasit me ngricat dhe borën që ka pushtuar qytetin.

Për këtë Messi, i ka komunikuar drejtuesve të Inter Majemi se nuk dëshiron të thirret për këtë sfidë.

Sipas parashikimeve, temperaturat do  të bien deri në -15°C  ndërsa në pika ekstreme shkon dhe -19 gradë për shkak të erës së fortë.

Një klimë shumë ndryshe nga Florida, aty ku temperaturat luhaten nga 26 deri ne 21 grade Celcius.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ka luajtur me Laçin dhe Kombëtaren shqiptare, ish-sulmuesi i Superiores surprizon me ekipin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us