Turqia rrezikon të plaket! Thirrja e Erdogan për çiftet e reja: Bëni të paktën nga 3 fëmijë!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se vendi po shkon drejt një krize demografike për shkak të rënies së lindshmërisë në vend.

Duke folur në Stamboll gjatë një takimi me artistë dhe të rinj, Erdogan u shpreh se shoqëria duhet të reagojë përballë rënies së popullsisë dhe se ndërtimi i familjeve të forta është kyç për të ardhmen e vendit. Ai theksoi se pasja e të paktën tre fëmijëve është një domosdoshmëri dhe jo thjesht një këshillë.

“Gjithmonë u them çifteve të kenë të paktën tre fëmijë. Kjo është e nevojshme për një familje të fortë,” tha Erdogan, duke shtuar se flet edhe nga përvoja personale, si gjysh i nëntë nipërve dhe mbesave.

Lajme të tjera |  Berisha e Balla "bien dakord" për Zvërnecin, socialisti iu kërkon llogari deputetëve të tjerë të PD: S'po ju marrim vesh

Erdogan iu referua të dhënave zyrtare të Institutit Turk të Statistikave, sipas të cilave norma e lindshmërisë në Turqi në vitin 2024 ra në 1.48 fëmijë për grua, shumë poshtë nivelit të nevojshëm për zëvendësimin e popullsisë. Erdogan e cilësoi këtë situatë si “katastrofë” dhe shprehu shqetësim për plakjen e shpejtë të shoqërisë.

Në përpjekje për të frenuar rënien e lindshmërisë, qeveria turke e ka shpallur vitin 2025 si “Viti i Familjes” dhe ka vendosur politikat familjare në qendër të axhendës së saj. Janë zgjeruar skemat e mbështetjes për çiftet e reja, përfshirë kredi martese pa interes dhe ndihmë financiare për fëmijët.

Sipas masave aktuale, nënat përfitojnë 1 pagesë të vetme  për fëmijën e parë, mbështetje mujore për fëmijën e dytë dhe pagesa më të larta mujore për fëmijën e tretë dhe fëmijët pasues, deri në moshën pesë vjeç.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us