Ndeshja mes Lushnjës dhe Burrelit ka prodhuar një episod të pazakontë në minutën e shtatë, ndërsa rezultati ishte 0 me 0. Bëhet fjalë për momentin ku Lushnja kërkoi penallti dhe gjyqtari Gerard Çokaj nuk ishte i këtij mendimi.

Aksioni po vazhdonte në anën tjetër, ndërsa trajneri Artan Bano u fut në fushë duke protestuar. Goditja në zonë e Fjoralb Deliajt nga Lushnja u pretendua se u ndal me dorë nga numri 10 i Burrelit.
Të dyja nga gjashtë pikë dhe synojnë maksimumin, për të vijuar me objektivin “play off”. Ky takim do të mbyllë javën e 20-të në Kategorinë e Parë.
Episodi i pazakontë dhe pretendimi për penallti: (VIDEO)





