VIDEO/ Elbasani i shpëton turpërimit në shtëpi, një devijim u jep pikë “verdhebluve” përballë Bylisit

Elbasani dhe Bylis kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-1.

Golin e parë e shënuan miqtë, me anë të Stoilov, i cili ktheu në gol një penallti në minutën e 61-të. Në krahun tjetër, për golin e barazimit te Elbasani, mendoi Loukili në të 87-tën, falë edhe një devijimi.

Kështu, “verdheblutë” shkojnë në kuotën e 46 pikëve dhe ngjiten në vendin e dytë. Në krahun tjetër me 24 pikë të grumbulluara, ballshiotët mbeten të 8-tët.

GOLAT:

63′ GOL BYLIS! Shënon Stoilov

87′ GOL ELBASANI! Shënon Loukili

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us