VIDEO/ “Goli” i Mario Mitajt shkakton “zhurmë” te klubi i Al-Ittihad, REAGOJNË kampionët e Arabisë Saudite

Ekipi i Al-Ittihad mori fitore të thellë kundër Al-Saad me shifrat 4 – 1, ndeshje e vlefshme për javën e 8-të në Champions League të Azisë. Për Mario Mitajn, kjo ishte një ndeshje ndryshe, për shkak të pozicion si sulmues linje.

Jo vetëm që ai bëri mirë, por edhe ishte protagonist te goli i 3-të për Al-Ittihad. Krosimi perfekt i Mitajt nga linja, bëri që mbrojtësi i Al-Saad Pedro Miguel, në trysni të devijonte topi, i cili përfundoi në rrjetë.

Kampionët e Arabisë Saudite Al-Ittihad e kanë postuar videon e këtij rasti në rrjetet sociale, ndërsa duartrokasin me “emoji” krosimin perfekt të lojtarit shqiptar. Mitaj ka kontratë me verdhezinjtë e Arabisë deri verën e vitit 2028-të.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Risia e Egnatias merr formë, Agim Demrozi ia beson ekipin e ri trajnerit Duro

Ndonëse është vetëm 22 vjeç, futbollisti në fjalë ka 28 paraqitje me Shqipërinë dhe me këtë ritëm ka për të vendosur rekord, lider i padiskutueshëm në linjën e majtë të prapavijës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us