VIDEO/ Sulmuesi i Shqipërisë protagonist te Lazio, i bën “gjëmën” Fiorentinës me dopietë në kampionat

Bomberi i Shqipërisë Flavio Sulejmani ka rezultuar protagonist në ndeshjen e javës së 18-të të Primavera 1 mes Lazio-s dhe Fiorentinës. Sulmuesi i Kombëtares U-21, shënoi dopietë në këtë takim, respektivisht në minutat 5 dhe 16’.

Në pjesën e dytë, Fiorentina barazoi shifrat, duke i hequr fitoren nga “duart” Lazios së Sulejmanit.

Këtë sezon të Primavera 1 me kryeqytetasit e Italisë, shqiptari 19-vjeçar numëron 7 gola në 16 ndeshje. Me bardhekaltërit, Flavio Sulejmani ka kontratë deri në verë, ndërsa kartoni i tij sipas “Transfermarkt” arrin në 600 mijë euro.

Lajme të tjera |  “Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us