VIDEO/ Tirana “trondit” Egnatian! Goli i Redon Xhixhës “ndez luftën” për mbijetesë, bardheblutë triumfojnë në Rrogozhinë

Egnatia 0 – 1 Tirana (Xhixha 40′)

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës përfundoi 0-1.

Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi kapiteni bardheblu, Redon Xhixha. Sulmuesi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 40-të, duke i dhënë të tijëve një fitore mjaft të rëndësishme.

Kështu, Tirana ngjitet në vendin e 9-të me 20 pikë, po aq sa Bylis i vendit të 8-të. Në krahun tjetër, Egnatia mbetet në vendin e 3-të me 39 pikë, 3 më pak se Vllaznia kryesuese.

“Abissnet Superiore”: Java e 22-të
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Kreshnik Cjapi

FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Poçi, Aleksi, Fernando, Xhemajli, Haime, Jefferson, Buric, Fangaj, Gruda, Ruçi. Trajner: Edlir Tetova.
TIRANA: Tafas, Vera, Basilio Ndong, Cortes, Lleshi, Myslovic, Rafael, Halili, Xhoxha, Vogli, Tabekou. Trajner: Ardian Nuhiu.

Lajme të tjera |  “Kundër Izraelit luajtëm mirë, por jo të saktë para portës”, Hysaj optimist ndaj Luksemburgut: Jemi më agresivë, prezenca e 100-të me Kombëtaren…

LIVE:
90+5′ Mbyllet 0-1 ndeshja.
70′ Rast i mirë për Egnatian, Tafas bën heroin te Tirana.

53′ Te Egnatia pretendojnë përsëri për penallti, Cjapi s’e sheh të tillë.

40+5′ Mbyllet pjesa e parë, 0-1.
40′ GOL TIRANA! Shënon Redon Xhixha.

27′ Tafas pret goditjen e Buric.

23’ Dëmtohet Ruçi, por e vazhdon ndeshjen me kokë të fashuar.

9′ Goditje me kokë e Voglit, topi shkon jashtë.

4’ Te Egnatia kërkojnë penallti që në minutën e 4-t. Rrëzimi i Grudës rishihet në VAR nga arbitri Cjapi, s’ka penallti.

1’ Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë, nis sfida Egnatia – Tirana.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us