VIDEO/ Vora thyen “mallkimin” pas 10 ndeshjesh pa fitore radhazi, mjafton goli i Kasallës kundër Teutës

Pas 10 ndeshjesh pa fitore radhazi në Superiore, Vora ia ka dalë të “thyejë” këtë trend negative kundër Teutës, e fituar 1 – 0 në fushën e tyre.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Irgi Kasalla në minutën e 32-të. Në “nota” të përgjitshme, ekipi i drejtuar nga Enkeleid Dobi ishte më kërkues, por pa mundur të gjej rrugën e rrjetës. Teuta e goditi portën mike në 6 raste, e përkthyer me 0 gola.

Kurse Vora u tregua më cinike, 3 goditjet në kuadrat, e pasuar me 1 gol, atë të fitores. Pas 30 javësh të zhvilluara, Vora ngjitet në kuotën e 30 pikëve, vendi i 8-të, të njëjtën kuotë me Bylisin e pozitës së 7-të.

Vora 1-0 Teuta (Kasalla 31′)

Abissnet Superiore: Java e 30-të

Stadiumi: “Vora Stadium”

Arbitër kryesor: Emanuela Rusta

 

FORMACIONET ZYRTARE:

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

VORA: Harizaj; Vrapi, Repaj, Shehi, Bardhi, Fazlagic, Dalipi, Doka, Kasalla, Bajramaj, Felipe

Trajner: Arjan Bellai

TEUTA : Selmani; Toli, Jazxhi, Zogos, Përgjoni, Wotlai, Maçolli, Ismajli, Boçi, Arifi, Daci

Trajner: Enkeleid Dobi

 

90′ – Përfundon ndeshja Vora – Teuta, vendos goli i Kasallës.

64′ Vora i shkon shumë pranë golit të dytë, portieri Selami jep pasiguri në kontrollin e topit.

46′ Nis pjesa e dytë mes Vorës dhe Teutës.

Mbyllet pjesa e parë: Vora 1-0 Teuta.

45’+2 Tensione mes lojtarëve, arbitrja mjaftohet vetëm me një këshillë. 

45′ Felipe tenton sërish, por mbrojtja devijon topin duke e çuar topin drejt këndores.  

43′ Felipe i afrohet golit të parë personal dhe të dytit për Vorën, portieri Selmani ndal festën e vendasve dhe largon topin. 

40′ Këndore për Teutën, por Daka largon rrezikun në mbrojtje duke spastruar zonën.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ka luajtur me Laçin dhe Kombëtaren shqiptare, ish-sulmuesi i Superiores surprizon me ekipin e ri

31′ Pas rishikimit me VAR, Rusta jep 11-metërsh në favor të Vorës. Irgi Kasalla nuk gabon dhe u jep avantazhin vendasve. 

29′ Ndërhyrje në zonën e Teutës, arbitrja Rusta lejon vazhdimin e lojës. 

 

21′ Një tjetër mundësi shënimi për Teutën, portieri i Vorës bën heroin me ndërhyrjen vendimtare.

19′ Ismaili i afrohet golit, por ndalet nga portieri Harizaj që reagon në kohë, duke e çuar topin në këndore.

10′ Daci tenton në portën e Vorës, topi del jashtë kuadratit.

6′ Shënon Vora, por teknologjia anulon golin e Felipe për pozicion jashtë loje.

3′ Shans për Teutën, por rasti anulohet për pozicion të parregullt.

1′ Shkelmohet topi në “Vora Stadium”, Vora 0-0 Teuta.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us