Vllaznia “injoron” Kupën, Edi Martini lë “pushim” yjet e skuadrës ndaj Bylisit

Vllaznia do të luajë në transfertë ndaj Bylisit ditën e sotme. Një përballje e cila është e vlefshme për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, duel që do të startojë në orën 13:30 në “Adush Muça”.

Padiskutim që në letër shihet favorite skuadra kuqezi. Dhe pikërisht duket se Edi Martini e ka marrë pak “lehtshëm”. Kjo pasi ka menduar të lërë “pushim” yjet e skuadrës, duke “injoruar” në një farë mënyre Kupën.

Bekim Balaj dhe Sherif Kallaku nuk do të japin kontributin e tyre ndaj ballshiotëve, të cilët do të mund të bëjnë “pushim” dhe të rikuperojnë energjitë e tyre për duelet në kampionat. Në këtë mënyrë Martini ndaj ballshiotëve ditën e sotme ka menduar të përdorë futbollistët e stolit dhe ato që kanë patur më pak minuta në këmbët e tyre. Gjithsesi mbetet të shihet deri para sfidës për të mësuar se kush do të jenë të përzgjedhurit e trajnerit për këtë duel.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us