Vokshi-Brahos: A do hetoni sistemin e patronazhimit? Kreu i SPAK: Nuk ka vepër penale që e ndëshkon

Seanca e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku i pranishëm në seancën dëgjimore është kreu i SPAK, Klodian Braho po zhvillohet mes debateve. Deputetja demokrate Albana Vokshi ngriti akuza të forta për krimet zgjedhore dhe përdorimin e sistemit të patronazhimit, duke pyetur drejtuesin e SPAK nëse institucioni ka hetuar këtë çështje.

Vokshi tha se opozita ka depozituar disa kallëzime të detajuara që prej vitit 2023, si edhe kallëzime të tjera gjatë vitit 2025, por sipas saj nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Prokuroria e Posaçme. Braho iu përgjigj se kjo nuk ka vepër penale që të ndëshkojë penalisht patronazhimin, e aq më tepër të jetë kompetencë e SPAK.

Albana Vokshi: Vitet e fundit më rezulton se është fenomeni më negativ, para zgjedhjeve, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, fenomeni i patronazhimit. Në shkelje të kushtetutës, janë vjedhur, shpërdoruar, abuzuar të dhënat personale të çdo votuesi. Pyetja që kam unë është a keni bërë juve ndonjë hetim kryesisht në lidhje me këtë fenomen. Çdo qytetar shqiptar është i survejuar. Janë trume, shihen përballë çdo qendre votimi. Kemi dorëzuar disa kallëzime të detajuara në 2023-in. Është krim elektoral. A keni bërë ju ndonjë hetim për këtë. A do hetoni sistemin e patronazhimit, a do hetoni AKSHI-n.

Klodian Braho: Në Kodin Penal, nuk ka një vepër penale që të ndëshkojë penalisht patronazhimin, dhe aq më tepër të jetë kompetencë e SPAK. SPAK ka dy vepra penale, korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje. Nëse një funksionar ka shpërdoruar detyrën, nëse një person ka nxjerrë të dhëna personale është vepër tjetër penale që nuk është kompetencë e SPAK, por e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Çështja nëse në këtë veprimtari mund të jenë përfshirë persona që janë kompetencë e SPAK, duhet parë rast pas rasti. Nuk është as vendi dhe as seanca dhe është detyrim im ligjor që të mos diskutoj për çështje të veçanta. Por në prill të këtij viti, ju kemi informuar për secilin rast që keni kallëzuar vendimmarrjet që ka marrë prokuroria.

Lajme të tjera |  “Ka shkëndija se protestuesit e kanë humbur durimin”, Rexhaj: Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për stabil

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us