Ylli shqiptar gati për firmën me Lazion, pritet sonte në Romë për vizitat mjekësore

Arijon Ibrahimovic dhe Lazio do të jenë së bashku të paktën për pjesën e mbetur të sezonit. Sulmuesi me origjinë shqiptare do të lërë Bayern Munchen për t’u huazuar te kryeqytetasit e Italisë.

Nga Italia njoftojnë se 19-vjeçari do të mbërrijë në Romë në orët në vijim për të kryer vizitat mjekësore me klubin e tij më të ri. Lazio ka rënë dakord me bavarezët për një huazim me të drejtë blerje për shumë e 8 milionë eurove.

Ibrahimovic do të gjejë te Lazio bashkëatdhetarin, Elseid Hysaj. Mesfushori 19-vjeçar ishte pjesë e moshave të Bayernit, ndërsa me ekipin e parë ka luajtur një ndeshje në Bundesligë.

Lajme të tjera |  Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us