Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasada e SHBA falënderon Dumanin “për shërbimin e pashembullt”: Çfarë presim nga Klodian Braho

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-ve shkruan se presin të vazhdojnë partneritetin me Brahon, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po ashtu, Ambasada e SHBA ka përgëzuar Altin Dumanin për shërbimin e tij si kryeprokuror i SPAK, duke e cilësuar punën e tij si të pashembullt në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

Lajme të tjera |  Jennifer Lopez, koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar për momentin, kërkoi 2 milionë euro garanci nëse do kishte protesta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us