ZYRTARE/ Dikur shkëlqente me Partizanin në Superiore, sulmuesi surprizon dhe firmos me ekipin e Kategorisë së Parë

Theophilus Solomon është futbollisti më i ri i Lirisë së Prizrenit. Sulmuesi ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Vushtrinë, për të nisur një tjetër me ekipin nga Prizreni.

29-vjeçari nigerian është i njohur edhe në Shqipëri, për shkak se ka një të shkuar në Superiore. Solomon ka mbajtur veshur fanellën e Partizanit nga viti 2019 në vitin 2021.

Nigeriani shihet nga drejtuesit e klubit prizrenali si i duhuri për të përforcuar sulmin. Kujtojmë se Liria militon në Kategorinë e Parë të Kosovës dhe është 4 pikë larg kreut, që mbahet nga Vushtria.

Lajme të tjera |  “Kundër Izraelit luajtëm mirë, por jo të saktë para portës”, Hysaj optimist ndaj Luksemburgut: Jemi më agresivë, prezenca e 100-të me Kombëtaren…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us