ZYRTARE/ Emocionet e derbit “kaplojnë” tifozët, Partizani nxjerr në shitje biletat për sfidën me Tiranën (ÇMIMET)

Jemi zyrtarisht në javën më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Jemi në javën e derbit të madh të kryeqytetit. Partizani – Tirana do të përplasin “brirët” mes tyre në fundjavë, saktësisht ditën e dielë në orën 19:30.

Përballje që do të luhet në “Air Albania” dhe që padiksutim “paralizon” kryeqytetin. Emocionet e kësaj sfide tashmë kanë nisur të “kaplojnë” tifozët, të cilët do të bëhen gati për të shijuar një 90-të minutësh shumë të luftuar dhe spektakolar.

“Demat” janë si pritës në këtë sfidë dhe pikërisht për këtë kanë nxjerrë në shitje edhe biletat. Kështu çmimet e tyre variojnë nga 500 lekë në tribunat pas porte deri në 5000 lekë në tribunën VIP.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Biletat mund të sigurohen që ditën e sotme online, ndërsa nga dita e nesërme në pikën e shitjes te stadiumi “Selman Stërmasi”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us