ZYRTARE/ Ish-i i Kombëtares shqiptare lë me “gisht në gojë” Tiranën, Partizanin dhe Vllazninë, i çudit të gjithë me ekipin e ri

Valon Ahmedi është futbollisti më i ri i Bishkek City. Pasi mbylli aventurën e tij me bjellorusët e Neman Grodno, fantazisti 31-vjeçar vendosi që të niste një rrugëtim të ri me ekipin nga Kirgistani.

Me këta të fundit, Ahmedi ka firmosur një kontratë 6-mujore, pra të vlefshme deri në fund të sezonit. Vlen të theksohet, se interes për 31-vjeçarin shfaqën edhe Tirana, Partizani dhe Vllaznia.

Kujtojmë se Ahmedi është një ish i Kombëtares shqiptare. Futbollisti tetovar ka luajtur 2 ndeshje me kuqezinjtë, teksa debutimin e ka bërë në shkurt të vitit 2017.

 

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vllaznia i “pret krahët” trajnerit Edi Martini, i largon “benjaminin” nga skuadra! Nuk shpëton as mesfushori titullar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us