ZYRTARE/ Luajti vetëm 6 minuta në 3 muaj te Tirana, ish-sulmuesi i Kombëtares me ekip të

Ish-sulmuesi i Tiranës Amin Tahiri, është transferuar nga Solvan B (liga e dytë sllovake) te Brinje (liga e dytë sllovene). Zyrtarizimi ka ardhur ditën e sotme, ndërsa janë orët e fundit të merkatos dimërore.

21-vjeçari nuk është emër i panjohur në Superiore. Sulmuesi shkodran ishte pjesë e Tiranës për 3 muaj, nga shkurti i 2025-ës deri në prill të të njëjtit vit.

Në këtë segment kohor, ai luajti vetëm 6 minuta, (ndeshja kundër Laçit, e fituar 4 – 1 nga bardheblutë). Amin Tahiri ka 2 prezenca me Shqipërinë U-21, ndërsa paraqitja e fundit përkon në nëntor të vitit 2024.

ZYRTARE/ Luajti vetëm 6 minuta në 3 muaj te Tirana, ish-sulmuesi i

Transferimi i Amin Tahiri te Brinje

 

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us