ZYRTARE/ Talenti i Shqipërisë nis aventurën e re, firmos me ekipin e Serie C italiane

Adi Kurti nuk është më pjesë e ekipit të Hellas Verona. Mbrojtësi 20-vjeçar është larguar nga skuadra e Serie A italiane, për të nisur një aventurë të re në Serie C.

Pikërisht në ligën e 3-të për nga rëndësia në Itali, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare U21, ka firmosur me klubin e Ternana, ku do të jetë në huazim. Ky huazim do të jetë i vlefshëm deri në fund të sezonit.

Vlen të theksohet se Verona beson ende tek aftësitë e shqiptarit, por ky huazim vjen si “ndihmë”, që Kurti të marrë sa më shumë minuta. Kujtojmë se qendërmbrojtësi ka luajtur në Itali edhe me Empolin.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ka luajtur me Laçin dhe Kombëtaren shqiptare, ish-sulmuesi i Superiores surprizon me ekipin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us