Anglia ka fituar përballë Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen e vlefshme për 1/32-at e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Mercedes-Benz”, përfundoi me shifrat 2-1.
Në fakt, RD Kongo e gjeti golin që në minutën e 7-të të sfidës me anë të Cipenga, duke mbyllur edhe pjesën e parë në avantazh. Ndërsa për përmbysjen e madhe mendoi “bisha” Harry Kane.
Sulmuesi i Bayern Munich shënoi dy golat për të tijët, në minutën e 75-të dhe 86-të. Kështu, Anglia shkon në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës, aty ku do të përballet me Meksikën, më 6 korrik në orën 02:00.
GOLAT:
Goli i Cipenga (Angli 0-1 RD Kongo)
Goli i Kane (Angli 1-1 RD Kongo)
Goli i Kane (Angli 2-1 RD Kongo)





