ZYRTARE/ Vora kryen transferim niveli, vjen firma me mesfushorin e Kombëtares shqiptare

Leandro Frroku është futbollisti më i ri i Vorës. Mesfushori 22-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Ateras Aktor B në Greqi, për t’u transferuar si lojtar i lirë në Superiore.

“Frroku ka qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, duke përfaqësuar fanellën kuqezi nga U-16 deri te U-21, rrugëtim që pasqyron cilësinë, vazhdimësinë dhe potencialin e tij”, shkruan ndër të tjera klubi vorak.

Kujtojmë se 22-vjeçari e ka nisur karrierën e tij te Panathinaikos, ku është formuar si lojtar. Nga kryeqytetasit grekë, u largua në janar të vitit 2025, ndërsa tani nis aventurën re në Shqipëri.

Lajme të tjera |  Nga Cristiano Ronaldo, te “Fenomeni” brazilian e Eden Hazard! Armando Broja i tregon të “gjitha”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us